Sa është numri i mërgimtarëve në Diasporë?

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, shkruan albinfo.ch.

Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër

Mirëpo a është real ky numër?

Në fakt një shifër e tillë lë shumë hapërsirë për debate. Në bazë të dhënave, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova është vlerësuar të jetë 850.000 banorë.

Vendin e parë në këtë listë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj me afro 200 mijë kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me afro 150 mijë e sosh. Po ashtu Italia, Sllovenia dhe Austria janë shtetet tjera ku numri i kosovarëve është i lartë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

Të ngjashme