Kemi mësuar të ruajmë distancën nga të tjerët, të dezinfektojmë shtëpinë dhe të pastrojmë telefonat për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit
Po rrobat? A mbijeton virusi në rroba dhe si mund t’i pastrojmë?
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se s’dihet ende me siguri sa gjatë jeton virusi në sipërfaqe të pajeta, por me informacionet që kanë “virusi mund të qëndrojë mbi sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë.”
Harvard Health bën me dije se virusi ka më shumë gjasa të mbijetojë në sipërfaqe të forta sesa në të buta si puna e rrobave.
Sidoqoftë, mjekët këshillojnë që të heqim këpucët dhe rrobat në momentin që hyjmë në shtëpi.
Institucionet e shëndetit publik në Amerikë udhëzojnë që rrobat të lahen me ujë të ngrohtë dhe të thahen tërësisht.
Gjithashtu, mos harroni të dezinfektoni koshat e rrobave të palara.
Kushdo që kujdeset për larjen e rrobave të një personi të sëmurë duhet të përdorë doreza dhe t’i hedhë pas çdo përdorimi.
Sigurohuni të lani duart dhe të mos shkundni rrobat e palara që të mos përhapni virusin në ajër.