Sa herë në javë duhet të hani kungull?

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Kungulli është një nga perimet me disa veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori.

Sipas dietologëve, kungujt janë të pasur me ushqyes esencialë që ndihmojnë në mbrojtjen nga stresi; ata janë të shëndetshëm për sytë, ju mbrojnë nga disa lloje kanceri, si dhe ndikon në jetëgjatësi.

Ekspertët rekomandojnë të hani kunguj tri herë në javë për t’i korrur të gjitha përfitimet shëndetësore.

Siç shkruan gazetasi.al, kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.

Madje, disa prej farave të kungujve mund të përmbajnë edhe triptofan – të cilat ndikojnë në një përqendrim sa më të mirë.

Të ngjashme