Ish-anësori sulmues i Manchester Unitedit, Luis Nani shënoi ndoshta golin më të rrallë që do të shihni ndonjëherë mbrëmë.
Sporting Kansas City dhe Orlando City kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të Mayor League Soccer (MLS).
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gianluca Busio (45’) për vendasit, ndërsa Nani (79’) për mysafirët.
Megjithatë, goli i portugezit Nani ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen pasi ishte shumë i bukur, por edhe i rrallë.
Nani shënoi me thembër dhe me shpinë të kthyer nga porta për një barazim të vonshëm të ekipit të tij, duke ia fituar një pikë.
34-vjeçari e bëri atë të dukej sikur ishte gjëja më e lehtë në botë, por nuk ishte ashtu pasi gola të tillë rrallëherë shihen në fushat e blerta.
Goli duhej të rishikohej me VAR, por u cilësua i rregullt dhe festa nuk mungoi.