Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, së bashku me Ramush Haradinajn ishin të ftuar në emisionin Pressing në T7.
Ahmeti ndër të tjera në këtë emision foli edhe për kohën e tij sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, ku tha se anëtarë të atij subjekti nuk e kishin lejuar të shkonin tek varri i Ibrahim Rugovës.
“Doja të shkoja në varrin e Ibrahim Rugovës pasi që më takonte si kryetar i Prishtinës”, tha Ahmeti. Por ata nuk më lejuan”.
“Kur vinë ata në emision ju tregojnë çka më kanë thënë. Pyetni ata Albinin dhe të tjerët, çka më kanë thënë kur unë si kryetar i kryeqytetit do të shkoja në varrin e Ibrahim Rugovës”.