Sa janë të sigurta produktet që konsumoni?

Prishtinë | 28 Qer 2024 | 00:36 | Nga Ekonomia Online

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë përcakton shumë gjëra për ne dhe për jetën tonë.

Ushqimi luan rol kyç në shëndetin tonë dhe në energjinë që kemi për aktivitete të përditshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ushqimi adekuat mund të rritë nivelet tona të produktivitetit me mbi 20 për qind. Andaj, rëndësia e të ushqyerit të shëndetshëm dhe me produkte të sigurta është shumë e madhe për ne.

Produktet e sigurta dhe me benefite na ofrojnë një jetë më të shëndetshme, më aktive dhe më të lumtur. Produktet e tilla vijnë nga brende të besueshme, të cilat kujdesen të plotësojnë nevojat e konsumatorëve në mënyrën më të mirë të mundshme duke ofruar produkte të cilësisë së lartë, të shëndetshme dhe të sigurta.

Nëse produktet që konsumoni përmbajnë ngjyrues artificial,vaj palme, gluten, janë të modifikuara gjenetikisht ose janë të trajtuara pas korrjes, mos i përdorni prapë sepse nuk janë të sigurta. Produktet e tilla, jo vetëm që nuk janë të shëndetshme për ne, por kanë efekte shumë negative në organizmin tonë dhe në jetën tonë, në përgjithësi.

Produktet e sigurta dhe me vlerë nuk kanë përbërës të tillë në përmbajtjen e tyre. Kompanitë prodhuese janë transparente rreth përmbajtjes së produkteve dhe mënyrës së prodhimit dhe kujdesen që produktet e tyre t’i kalojnë nëpër kontrolle strikte, për të siguruar produkte me cilësi të lartë.

Kontrolle të tilla strikte mbulojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit, duke filluar nga prodhuesit deri te furnizuesit. Përveç kësaj, bëhet përcaktimi i specifikimeve për materialet që përdoren dhe kryerja e kontrolleve për të siguruar që ato gjithmonë përputhen me rregulloret dhe me njohuritë e fundit shkencore.

Nëpër kontrolle të tilla kalojnë produktet COOP Italia dhe vlerësohen si më të sigurtat për konsumim, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme