Sa kanë përfituar Shqipëria e Kosova nga financimet e BE-së?

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 13:08 | Nga

Nga viti 1993 deri tani të gjitha vendet e Bllkanit kanë qenë përfituese të financimeve nga Bashkimi Europian.

Sipas një raporti që e publikon Shqiptarja.com, Shqipëria ka përfituar rreth 2.4 miliardë, kurse Kosova 2 miliardë euro nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të programeve të ndryshme ku i fundit është IPA 2, ndërkohë çelja e negociatave për Shqipërinë pritet të shtojë përfitimet financiare të vendit të tonë.

Siç shihet nga tabela që u pasqyrua nga Report tv, Shqipëria është përfituesja e tretë me e madhe e fondeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ku kryeson Bosnje Hercegovina me gati 3.5 miliard euro e ndjekur nga Serbia me 2.9 miliardë euro. Serbia dhe Mal i Zi kur ishin një shtet i përbashkët deri në 2016 përfituan rreth 3.5 miliardë euro.

Ndërkohë pas shpërbërjes Mal i Zi ka përfituar vetëm gjysmë miliardi euro. Kosova ka përfituar 2 miliardë euro nga BE, Maqedonia 1.9 miliard dhe Kroacia 1.8 miliard.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Bashkimi Evropian rreth 18.5 miliardë euro që prej vitit 1990.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme