Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duket se ka shije dhe është i dhënë pas orëve luksoze. Ai shpesh është parë me orë të prodhuesve të famshëm zviceranë, Rolex dhe Omega.
Gjatë ceremonisë së betimit si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, me njërën dorë të vendosur mbi Bibël, Joe Biden e kishte në dorë orën e modelit të famshmë, Rolex Datejust.
Çmimi fillestar i kësaj ore është 6.300 dollarë, por ai mund të rritet varësisht nga specifikat. Për shembull, modeli nga ari i bardhë kushton 9.350 dollarë, sipas një faqeje për analizimin e orëve të dorës.
Përpos orës Roles Datejust, shefi i Shtëpisë së Bardhë është parë edhe me dy modele të prodhuesit tjetër të njohur zviceran, Omega. Njëra prej këtyre orëve është e modelit Omega Seamaster. Çmimi i saj sillet në mes 4 mijë e 5 mijë dollarëve, shkruan Gazeta Express.
Ora tjetër e prodhuesit Omega që i është parë në dorë presidentit amerikan është Omega Speedmaster. Çmimi i zakonshëm i saj sillet nga 2.000 deri në 4.000 dollarë, por mund të jetë më i lartë, varësisht nga specifikat.
Sidoqoftë, Bideni në të kaluarën është parë me një orë që kushton shumë më lirë – orën e prodhuesit të njohur japonez, Seiko, më saktësisht modeli Seiko 7T32-6M90, që kushton më pak se 100 dollarë.