Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas aksioneve ku janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, ka deklaruar se janë kursyer mbi 50 mijë euro.
Pra sipas ministres, vetëm nga aksioni i djeshëm që ndodhi në mëngjes u kursyen 50 mijë euro
“Mbi 50,000 euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion. Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Vetëm dje Policia e Kosovës sekuestroi mbi 300 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në të gjithë vendin.