Ndonëse në gjendje të rëndë ekonomike, qytetarët e Kosovës shpenzojnë shuma të mëdha për natën e Vitit të Ri.
Shuma që qytetarët shpenzojnë për ndërrimin e moteve është shumë e lartë në krahasim me pagën minimale në vend e gjithashtu duke përfshire numrin e lartë të papunësisë, transmeton Kallxo.
Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë theksuar se për natën festive shpenzojnë përafërsisht 300 euro.
Të paarsyeshme shpenzimet e mëdha, e sidomos ato për mjete piroteknike, i konsideron Kastriot Zeneli nga komuna e Podujevës.
Shpenzimet në mjete piroteknike, sipas tij, janë shumë të tepërta duke krahasuar me gjendjen ekonomike në vend.
Në anën tjetër, një kryefamiljare, Hava Bejtullahu, i arsyeton shpenzimet, sado të jenë ato, pasi që bëhet “njëherë në vit”.