Koalicioni AAK-PSD në komunën e Kamenicës ka dalë e treti me vota nga zgjedhjet që u mbajtën të dielën.
Në komunën që udhëhiqet nga nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë 15,07% ose 2 mijë e 344 vota.
Nga ky koalicion, kandidati me numër 90 në listë, Faton Jakupi ka marrë 1 mijë e 860 vota më shumë se kandidati i këtij koalicioni për Kryeministër, Ramush Haradinaj i cili është renditur i dyti me 1 mijë e 445 vota.
Kurse kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, në Kamenicë ka arritur të marrë vetëm 51 vota.Gazeta.Expres.
Kjo është renditja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD në Kamenicë:
Faton Jakupi 1860
Ramush Haradinaj 1445
Gëzon Kastrati 1380
Rexhep Kadriu 807
Ahmet Isufi 560
Besa Baftiu 363
Shpend Ahmeti 51