Dyshja fantastike Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu janë bashkuar për projektin e ri të tyre.
Një duet nga emrat e njohur të muzikës shqiptare do të vijë së shpejti, ndërsa ExpressRozë zbulon se kënga është tashmë në fazat përfundimtare.
Kënga do të vijë e realizuar edhe me videoklip dhe pritet të pëlqehet nga publiku i shumtë i tyre.
Kjo nuk është hera e parë që artistët kanë bashkuar forcat.
Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu kanë disa këngë dhe potpuri të realizuara ndër vite që janë pëlqyer shumë nga publiku