Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë njëri prej artistëve më të dashur shqiptarë, pavarësisht se i takon gjeneratës së vjetër të estradës.
Ai po ashtu është mjaft i angazhuar në projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore, derisa këtë kohë ka qenë më aktiv pasi ishte në përgatitje të xhirimeve për fundvit.
Pas kësaj, duket se ka vendosur që t’i shijojë disa ditë larg këtyre aktiviteteve dhe si destinacion ka zgjedhur Brezovicën, ku njëherësh ka prezantuar edhe shtëpinë që posedon atje.
Në imazhet që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, shihet shtëpia që këngëtari Fejzullahu ka ndërtuar dhe siç duket nga jashtë është e mahnitshme.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar 72-vjeçari, duke bërë të ditur edhe lokacionin e vendit, ndërkohë që në tjetrën fotografi shfaq gruan e tij, Nera Fejzullahun.
Javë më parë, Sabriu po ashtu solli për publikun dy projekte të reja, “Mos u dorëzo” dhe bashkëpunimin me këngëtaren Leonora Jakupi, “Simpatia e shkollës”, transmeton telegraf.