“Urime shpirti jem”, titullohet kënga më e re e Sabri Fejzullahut që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Edhe kësaj here, Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin dhe e ka realizuar muzikën, shkruan lajmi.net
Për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati, ndërsa videoklipin e ka xhiruar MProduction.
Projekti është i zhanrit baladë dhe vjen e interpretuar për mrekulli nga këngëtari i madh i muzikës shqipe.