Sadiku: Problemi i vetëm i Abdixhikut është rezultati i dobët zgjedhor i LDK-së

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Arbnor Sadiku ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pozitën e kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku.

Sipas Sadikut, Abdixhiku duhet të jetë i kujdesshëm me mbështetjen që po i ofrohet në këtë periudhë.

“Lumir Abdixhiku duhet ta kuptojë se ata që po rrahin krahët në këto momente të vështira për të dhe për LDK-në nuk janë miqtë e tij”, ka shkruar ai.

Tutje, Sadiku ka theksuar se nuk ka një fushatë kundër Abdixhikut.

“Askush nuk është kundër tij, e as mediat”, ka theksuar analisti politik.

Megjithatë, sipas tij, problemi kryesor dhe i vetëm mbetet rezultati zgjedhor.

“Përjashtim bën vetëm rezultati i dobët zgjedhor që LDK-ja e mori së fundmi”, ka përfunduar Sadiku.

Të ngjashme