Komuna e Prishtinës dhe UNDP-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës, raporton Ekonomia Online.
Më këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Adrian Berisha si dhe përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë, zonja Maria Suokko do të mbajnë një fjalë rasti.
Përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko, tha se synim kanë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe se do të investojnë edhe më tej në projekte të tilla.
“…jam e nderuar që gjendem në një vend kaq të rëndësishëm. Ju përgëzojnë për punën dhe bashkëpunimin për restaurimin e Sahat Kullës”.
“Ky projekt ka synim ruajtjen e trashëgimisë dhe do të bëhen edhe restaurime të tjera në pjesë të Kosovës. E di që Sahat Kulla reprezenton histori dhe kulturë për Prishtinë, është shembull i arkitekturës dhe duhet ta kuptojmë se e rëndësishme është ruajtja e këtyre objekteve. Jam e lumtur që po kontribuojmë në këtë projekt”.
Drejtori i Kulturës në komunë e Prishtinës, Adrian Berisha tha se ky projekt do të kushtojë 120 mojë euro, ky 70 mijë janë investim nga komuna dhe 50 mijë nga UNDP-ja, raporton EO.
“Me fol për sahat kullën kam shumë për të thënë por më në fund po shohim sahat kullë që po fillojnë me i funksionuar akrepat e saj. projekti financohet në vlerën 120 mijë euro, dhe vlera që e marrim nga komuna është 70 mijë euro të tjerat nga UNDP-ja”.
“Sa i përket kabllove komuna e Prishtinës së bashku me KEDS sepse kabllot janë në pronësi të KEDS jemi duke impementuar projekt në vlerën 15 mijë euro në shumë zona kabllot po futen nën tokë dhe këtë jemi duke shtyrë përpara që kabllot të futen përbrenda”.