Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, është duke marr pjesë në konferencën për krijimin e kapaciteteve në fushën e tatimeve, e cila është duke u mbajtur në Stokholm.
Konferenca është organizuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Suedi. Ndërtimi i kapaciteteve në administratë tatimore aktualisht është një fushë e rëndësishme në agjendën ndërkombëtare, theksohet në komunikatën e ATK-së.
Duke ndarë përvoja, njohuri dhe qasje në mes të administratave tatimore pjesëmarrëse, konferenca ka për qëllim që të kontribuojë në përforcimin e administratave tatimore të ndryshme në botë.
Në konferencë janë diskutuar tema si ndërtimi i kapaciteteve në administratën tatimore, lidhur me luftimin e shmangies tatimore dhe evazionit tatimor, mobilizimi i burimeve vendore, rëndësia e lidershipit në politik- bërje lidhur me mobilizimin e resurseve vendore, zbatimi efektiv i politikave tatimore, ndërtimi i kapaciteteve të mësuarit duke ndarë përvojat, digjitalizimi i proceseve, si dhe planet në të ardhmen.
Konferenca përmban shkëmbim të informatave dhe raste studimore, e cila shpien deri tek një ngritje të njohurive në mënyrë reciproke, thuhet në njoftimin e ATK-së.