Vetëm tri xhudiste janë para Distria Krasniqit në ranglistën botërore në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo tashmë në ranglistë e ka kaluar kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo është bërë e mundur pasi Majlinda nuk ka garuar prej gushtit të vitit të kaluar. Por pavarësisht nëse është para apo pas Majlindës, Distria ka treguar formë të lartë në muajt e fundit dhe tashmë është prej xhudisteve elitare të kategorisë deri 52 kilogramë, që njihet si “kategoria e Majlindës”.
Ndonëse top-xhudiste në kategorinë deri 52 kilogramë, Distria Krasniqi pritet të sakrifikojë, duke hequr dorë nga kjo kategori ku është stabilizuar tashmë.
Sakrifica planifikohet për një qëllim të madh – për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.