Juan Cuadrado ka dy motive për të pasur sukses në futboll.
Së pari është kujtimi për babanë e tij, që është vrarë kur ai ishte katërvjeçar, në Necocli, një fshat ku Cuadrado është lindur më 26 maj të vitit 1988. Dhe së dyti, është për të mbrojtur e për t’u kujdesur për nënën Marcela, pasi ajo është dashur të bënte shumë sakrifica në mënyrë që i biri i saj të mbetet i përfshirë në sport dhe të ikë nga një cikël i dhunës që ka shënuar fëmijërinë e tij, shkruan Koha Ditore.
Jeta nuk ka qenë e lehtë në Necocli, rajon i Antioquias, kryeqendra e së cilit është Medellini, pasi ishin lënë gjurmë nga konflikti i armatosur nga e cila Kolumbia vuajti më tepër se 60 vjet.
Nga mosha e re Cuadrado mësoi nga prindërit e tij: nëse dëgjon një të shtënë, ai duhet të vrapojë apo në rast se është në shtëpi të futet nën shtrat.