Milani edhe një përforcim nga Juventus për 30 milionë euro

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 08:35 | Nga

Juan Cuadrado kërkohet nga Milan.

Pas transferimit të Leonardo Bonuccit, Milan kërkon një tjetër përforcim nga Juventus.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” kanë bërë gati ofertë për transferimin e yllit të “Bianconerëve”, Juan Cuadrado.

Reprezentuesi kolumbian spekulohet se është nxjerrë në shitje nga kampioni i Serie A pas blerjes së Federico Bernardeschit nga Fiorentina, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Milan është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij në San Siro.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme