Mbrojtësi holandez i ka dhënë përkrahje sulmuesit egjiptian para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Pep Guardiolës.
Virgil van Dijk beson se Mohamed Salah do të jetë dominant kundër çdo mbrojtësi në Botë, përfshijë këtu edhe mbrojtjen e Manchester Cityit.
“Red” do të përballet në kampionët në pritje të Premier Ligës në kuadër të ndeshjes se parë të çerekfinales se Ligës së Kampionëve të mërkurën në Anfield.
Salah shënoi golin e katër kur Reds e mundën Cityin në ndeshjen e mahnitshme 4-3 në Premier Ligë gjatë janarit duke u revanshuar kështu Cityt të cilët kishin fituar me rezultat 5-0 në Etihad Stadium në shtator.
Van Dijk, i cili ishte lojtar Southamptonit kur skuadra e Klopp ishte masakruar nga Manhester në shtator, insiston se Salah është në gjendje të shënoi kundër çdo kujt. Deri me tani egjiptiani është në superformë pasi që ka shënuar 37 gola në 41 ndeshje këtë sezon.
“Këtë e dinë të gjithë. Kështu ndihemi edhe ne për të”, tha Van Dijk për Reuters kur u pyet se a do të shënoi përsëri Salah kundër Cityt.
“Ai është asi lojtari që duhet të jeni shumë në formë për ta ndalur. Kur është në 100 për qindshin e tij, Salah brenda zonës mund t’ju shkatërrojë”, ka thënë holandezi.
Salah pritet të përballet kundër Kevin De Bruyne në garën europiane, ku belgu shihet i vetmi rival i tij për ta marrë çmimin e lojtarit të vitit në Premier Ligë.