Salah, Mane e Aubameyang nominohen për futbollistin afrikan të vitit

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah synon për herë të tretë radhazi të rrëmbejë çmimin e “Futbollisti Afrikan i Vitit”, pasi së bashku me Sadio Manen e Pierre-Emerick Aubameyang janë në mesin e të nominuarve për këtë çmim të rëndësishëm individual.

Salah kishte mbrojtur këtë trofe duke shënuar 44 gola për Liverpoolin dhe Egjiptin më 2018, transmeton Koha.net.

Nëse arrin ta rrëmbejë sërish këtë trofe atëherë ai do të bëhet vetëm lojtari i tretë në histori që fiton tre herë çmimin më të mirë të këtij kontinteti, pas legjendës së Milanit, George Ëeah dhe ish-yllit të Marseillet Abedi Pele.

Vetëm Yaya Toure e Samuel Eto’o kanë fituar këtë çmim nga katër herë.

30-të të nominuarit për këtë çmim janë futbollistët si më poshtë:

View image on Twitter

Të ngjashme