Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka pranuar se ndihet shumë mirë që njerëzit e krahasojnë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon këtë sezon.
Anësori 25-vjeçar ka gëzuar një sezon të jashtëzakonshëm debutues me skuadrën e Jurgen Kloppit, i cili do të përmbyllet të shtunën mbrëma me finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, transmeton gazeta Express.
Salah ka thyer rekord të ri sa i përket golave brenda një sezoni në Premierligë, duke i realizuar 32 sosh në 36 ndeshje, si dhe ka qenë njëri prej sensacioneve të vitit të kaluar.
“Ndihem shumë mirë për rekordet”, ka thënë Salah për BT Sport.
Ai ka shtuar: “Të gjithë flasin për Ronaldon dhe Messin sepse ata e kanë mbajtur këtë nivel për 13 apo 15 vite, prandaj jam krenar që e shoh se më krahasojnë me ta”. /Gazeta Express