Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah i është bashkuar dyshes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në listën e ngushtë për sulmuesin më të mirë të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, ka konfirmuar sot UEFA.
Ronaldo, që fitoi këtë çmim vitin e kaluar, është në krye të listës me 15 gola për ta ndihmuar Realin ta fitojë për herë të tretë radhazi Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
Salah ndihmoi Liverpoolin për në finale me 10 gola e katër asistime, kurse Messi shënoi gjashtë gola.
Mbrojtësi më i mirë do të jetë nga Real Madridi, pasi të tre nominimet janë nga ky klub. Marcelo, Ramos e Varane garojnë për më të mirin në mbrojtje.
Kurs për mesfushë Kroos e Modriq do ta rivalizojnë De Bruynen e Manchester Cityt.
E për portierin më të mirë në garë janë Alisson, Keylor Navas e Gianluigi Buffon.
Fituesit do të shpallen më 30 gusht në Monaco, gjatë hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të nominuarit janë përzgjedhur nga një juri prej 32 trajnerëve pjesëmarrës në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve dhe 55 gazetarëve sportivë.