Ndonëse rezultati nënkuptoi paqe, e njëjta nuk u pa edhe gjatë lojës, ku u pa një betejë e pakompromis në të dyja skuadrat, me një intenistet të jashtëzakonshëm të lojës, shkruan Sinjali Sporti.
Kjo u përcoll edhe me polemika rreth vendimeve të gjyqtarit kryesor, me vendasit që pretenduan një penallti në pjesën e parë.
Martin Odegaard preku qartësisht topin me dorë brenda zonës së portierit të tij, megjithatë kjo as nuk u rishikua nga VAR-i, me gjyqtarin kryesor që vazhdoi lojën.
Pas ndeshjes, bashkëlojtari i Odegaard, mbrojtësi William Saliba i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, ka pranuar se ajo duhej të ndalej penallti.
“Po, sigurisht. Ishte një penallti, por unë nuk jam arbitri dhe ata duhet ta pranojnë”, u shpreh ai.
Pas këtij barazimi, Arsenali mbeti lider i Premierligës, me 40 pikë të mbledhura, një më shumë se Liverpooli dhe Aston Villa, të cilat ndajnë pozitat dy dhe tre.