Analisti politik, Fitim Salihu, ka komentuar prioritet e Qeverisë Kurti II.
Salihu në një prononcim dhënë për Gazeta Blic, thotë se kryeministri Kurti nuk duhet të mohojë që dialogun e ka prioritet kryesor të tij. Për çka thekson, se ky i fundit ngelet prioritet kryesor i secilit kryeminister të Kosovës, derisa të mos zgjidhet kjo çështje.
“Nuk e kuptoj as vetë përse Kurti po tenton ta mohojë që dialogu Kosovë-Serbi është dhe do të jetë prioritet kryesor i tij”, thotë Salihu.
“Këtë e ka bërë edhe në fushatë edhe po e bën tani. Mund ta fus në program si prioritet të dytë, por ky ngelet prioriteti kryesor i secilit kryeminister të Kosovës derisa të mos zgjidhet kjo çështje”, thotë ai.
Ndryshe, Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një lidhje direkte nga Brukseli ka folur pas darkës së përbashkët me krerët e Ballkanit Perëndimor.
Ai u shpreh i bindur se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë.
“Jam i bindur se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë dhe jo ashtu siç ka qenë deri më tani. Pra dekadën e fundit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.