Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i caktuar për sot në orën 12.00, ende nuk ka filluar, siç shihet edhe në këto pamje të Ekonomia Online. Fare pak deputetë janë në sallë.
Pak para mesdite u mbajt takim konsultativ i përfaqësuesve të partive politike. Por, pas takimit askush nuk u prononcua.
Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë kjo përpjekja e tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të këtij institucioni ligjvënës.
Ende nuk dihet nëse edhe kësaj here do të votohet raporti i Komisionit verifikues të mandateve të deputetëve. Nuk ka informacion as kush do të jetë kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
