Aktorja e famshme e filmit “Frida”, Salma Hayek, ka thënë se është shumë e rëndësishme për të që të bëjë zgjedhjen e duhur me ushqim pasi është e lidhur emocionalisht me të.
Duke folur për revistën “HELLO”, aktorja hollivudiane 54 vjeçare ka thënë se han ushqim edhe kur është e mërzitur, edhe kur është e lumtur edhe kur është duke u relaksuar, transmeton Koha.net.
“Për këtë arsye për mua është shumë e rëndësishme që të bëjë zgjedhjen e duhur”, ka thënë aktorja.
Ajo ka shtuar se e bën shumë të lumtur kur konsumon ushqime që i kujtojnë fëmijërinë.
“Jam shumë e lumtur kur mund të shijojë ushqimet që janë përgatitur nga familja ime sepse më kthejnë kujtimet e mira”, ka vazhduar Salma duke shtuar se beson që të ngrënit është diçka shumë personale.