Kryetari i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi nuk ka dashur që të komentojë sulmin ndaj një punonjësi të këtij institucion nga anëtari i VV-së Sami Kurteshi, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar që të mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të diskutohet për sulmin ndaj një punonjësi të këtij institucion, për të cilin veprim thotë se po akuzohet, raporton Ekonomia Online.
Tutje Kurteshi e quan si hakmarrje rastin e djeshëm, pasi shumë herë ka kërkuar që të mos lejohet askush pa maska.
Tutje ai tha se shumicën e portaleve nuk i përcjell por e ka parë bujën e madhe të lajmit, i cili theksoi se në bazë të ligjit nuk duhet rrezikuar jeta e asnjërit duke përmendur rregullat dhe normat ligjore që secili duhet me i respektua.
“Jam shumë i interesuar që ta mbroj jetën dhe shëndetin tim andaj shumë shpesh kam kërkuar nga mbledhjet e kaluara që të lëshohet salla si pasojë e mos pajisjes me maska, mund ta marr me mend që është hakmarrje, rasti ka ndodhur me një djalosh që nuk ja di as emrin por që i kam kërkuar ta vendos maskën dhe e kam larguar jashtë, nuk ka pasur ndonjë konflikt verbal aspak”, tha Kurteshi.
Kurteshi pas raportimit të djeshëm nga mediet, i ka quajtur mediet pa etikë profesionale por me etikë kriminale.
“Dikush i ka lajmëruar mediet që nuk kanë etikë profesionale por etikë kriminale”,
“Dikush e ka shpinën e fortë dhe mendon që janë urdhra. Unë kam qenë në polici dhe kam dhënë një deklaratë”, theksoi tutje Kurteshi.
Më pas Burim Ahmetaj, shef i Sekretariatit të KQZ-së, tha se mbi 4 mijë qytetarë kanë kërkuar që të ndërrohet qendra e votimit, ndërsa data 7 shtatori është afati kohor i fundit për të ndërruar qendrën e votimit.
“Data 20 korrik deri më 7 shtator është afati kohor për përmbylljen e afatit për ndërrimin e qendrave të votimit. Ndërsa mbi 4mijë qytetarë kanë ndërruar qendrën e votimit”.
“E poashtu edhe qendrat e vaksinimit ku janë të parapara që të jenë për votim po shikohet akoma”, tha Ahmetaj.
Florian Dushi, nga LDK-ja, e ka pyetur Ahmetaj lidhur me kërkesat dërguar në PZAP, duke kërkuar që të shihen disa nga përgjigjet e Apelit.