Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet tani në Bruksel.
Osmani minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar fotografi me kancelarin gjerman Olaf Scholz duke thënë se gjithmonë e ka përkrahur Kosovën.
“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit!”, ka shkruar Osmani përcjell Insajderi.
Presidentja Osmani para takimit ka folur para gazetarëve lidhur me mundësinë që Këshilli të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ne shpresojmë, megjithatë nuk dua që të rris pritshmëritë në këtë pikë, sepse më ky proces nuk është në duart tona. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet vite më parë. Është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.