Samiti i G20 në Indi, blindohet Nju Delhi

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Polici në çdo cep dhe rrugë të shkreta, pothuajse të gjitha të mbyllura. Kjo është pamja në agim e Nju Delhit, i cili  u shfaq si një qytet fantazmë, i mbyllur për fillimin e punimeve të G20 që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bharat Mandapam, qendra e kongresit ku do të mbërrijnë liderët për samitin.

Kaosi i zakonshëm i metropolit i ka lënë vendin një heshtjeje surreale, e thyer nga makinat e pakta që lëvizin përgjatë arterieve kryesore, ku mund të udhëtohet vetëm nëse dsponohet një distinktiv, ndërsa tufa të ndryshme qensh endacakë mund të enden të pashqetësuar nga një trotuar në një tjetër.

Pas orës 7.30 të mëngjesit, u pezulluan gjithashtu edhe autobusët e transportit të organizuar për të transportuar shtypin nga stadiumi Jawaharlal Nehru në qendrën e medias, i vendosur disa qindra metra larg vendit të takimit.

Automjetet po kontrolloheshin rreth qendrës së ekspozitës ‘Bharat Mandapam’ dhe terreni po monitorohej me sisteme anti-drone dhe qindra personel sigurie në roje, disa me qen.

Samiti dyditor do të shohë liderët globalë nga ekonomitë e mëdha që do të diskutojnë çështje kyçe duke përfshirë ndryshimin e klimës, luftën Ukrainë-Rusi, reformat e bankave shumëpalëshe dhe zhvillimin e një qasjeje globale ndaj kriptomonedhave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme