Samsung lansoi dy telefona të rinj

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 14:21 | Nga

Kompania e njohur Samsung sot ka lansuar pasardhësit e Galaxy On5 dhe Galaxy On7.

Këta dy telefona të rinj janë Samsung Galaxy On5 Pro dhe Galaxy On7 Pro, të cilët vijnë me përmirësime të vogla në harduer dhe me përditësimin e fundit të Android Marshmallow.

Samsung Galaxy On5 Pro

Galaxy On5 Pro vjen me ekran 5-inç TFT LCD me rezolucion prej 720 pikselë, procesor Exynos 3475 Quad me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi prej 1.3 GHz dhe me kartelën grafike Mali-T720, transmeton Koha.net. Po ashtu vjen me 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme.

Gjithashtu, On5 Pro vjen me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, baterinë prej 2.600 mAh, si dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE dhe dy SIM kartela. Përditësimi i fundit i sistemit operativ Android Marshmallow vjen i para-instaluar në Galaxy On5 Pro dhe mbështet veçorinë S-Bike Mode dhe Ultra Data Saving Mode.

Samsung Galaxy On5 Pro është në dispozicion për shitje në Amazon, me çmim prej 137 dollarë. Po ashtu është në dispozicion edhe në version me ngjyrë të zezë dhe me ngjyrë ari.

Samsung Galaxy On7 Pro

Galaxy On7 Pro vjen me ekran 5.5-inç LCD me rezolucion prej 720 pikselë, procesor Snapdragon 410 me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi prej 1.2 GHz, si dhe me kartelën grafike Adreno 306, transmeton Koha.net. Po ashtu edhe ky telefon vjen me 2 gigabajt RAM memorie dhe me 16 gigabajt memorie të brendshme.

Gjithashtu, On7 Pro vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme 5 megapikselë, baterinë prej 3 mijë mAh, përditësimin e fundit të sistemit operativ Android Marshmallow, si dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE dhe dy SIM kartela.

Njëjtë sikurse On5 Pro, edhe On7 Pro është në dispozicion për shitje në Amazon, në version me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari, me çmim prej 167 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme