Samsung ka prezantuar një model gjigant të TV me gjerësi 296 cm, në show-in e teknologjisë CES në Las Vegas.
Këtë TV e ka emëruar “The Wall” (muri).
Ai përmban ekran mikro-LED, i cili është alternativë superiore nga OLED ngaqë ofron pamje të thellë dhe të hapur të ngjyrës së zezë.
Megjithatë, është thënë që do të jetë shumë e kushtueshme për t’u prodhuar.
Samsung gjithashtu ka bërë të ditur që teknologjia modulare për TV do të mundësoj porositë e madhësive të personalizuara.