Samsungu do të prodhojë 80 milionë ekrane OLED për iPhone 8 deri në fund të vitit dhe si rezultat gjenerata e re e iPhone do të fillojë shitjet më vonë sesa zakonisht.
Sipas një raporti të DigiTimes i cili citon burime të besueshme në zinxhirin e furnizimit të Apple, Samsung dhe jo vetëm por disa prodhues të tjetër kanë filluar punën për prodhimin në masë të ekraneve për iPhone 8 dhe iPhone 7S, raporton pcw.al
Vetëm porositë e Apple do të zënë gjysmën e kapaciteteve të Samsungut për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm. Përpara fundit të vitit Apple synon të shesë të paktën 50 milionë iPhone 8.
DigiTimes vazhdimisht ka publikuar informacione të sakta sa i përket zinxhirit furnizues të Apple. Parashikohet se iPhone 8 do të ketë ekran OLED pa skaje 5.1 inç. Gjithashtu besohet se skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë i integruar në ekran.