Robert De Niro gjatë ditës së djeshme e kishte quajtur racist dhe fashist presidentin amerikan, Donald Trump.
Ky i fundit u sulmua edhe nga një koleg tjetër i aktorit amerikan, De Niros, gjegjësisht radha duket se ishte e Samuel L. Jacksonit.
Atë shpesh e kemi parë në filmat hollivudian teksa e shqipton fjalën “motherfucker” dhe këtë e përdori kësaj radhe në kurriz të të të parit të SHBA-ve.
Gjatë fjalimit të javës së kaluar, vetëm disa orë pas betimit, kongresisti Rashida Tlaib e quajti presidentin amerikan me emrin “byrek”, duke shtuar se ai duhet të kujtohej mirë për veprimet.
Ngjashëm, Jackson shfrytëzoi llogarinë personale në Twitter dhe me sa duket mbështeti kongresisten.
Nga ana tjetër, ka pasur edhe nga ata që e kritikuan Tlaibin për fyerjet në adresë të presidentit.
Tlaibi tha qartë se nuk i vjen keq për veprimet e saja dhe se do të vazhdonte ta fyente Trumpin për derisa ai është kundër emigrantëve.