Përkundër spekulimeve intensive për një transferim të tij të mundshëm në Manchesher City, Alexis Sanchez do të luajë nga fillimi për Arsenalin ndaj Chelseat, sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup, raporton The Guardian.
City ia ka bërë një ofertë prej 22 milionë euro Arsenalit për kilianin, kontrata e të cilit me “Topçinjtë” skadon në fund të sezonit.
Skuadra e Pep Guardiolas beson se mund ta marrë Sanchezin si lojtar të lirë në verë, por me Gabriel Jesusin jashtë fushës për dy muaj si pasojë e lëndimit, City shpreson se do ta sigurojë kilianin qysh në janar.