PSG-ja pas Sanchezit

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Ligue 1, Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez kanë njoftuar mediumet angleze të hënën.

Sulmuesi kilian nuk është i kënaqur te Manchesteri dhe pritet që të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te PSG-ja, po e kërkojnë huazimin e tij me detyrim të blerjes së kontratës në fund të këtij edicioni.

Sanchez ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka shënuar një gol në tetë ndeshje në Premier League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme