Alexis Sanchez raportohet se do të largohet prej skuadrës së Arsenalit.
Sulmuesi kilian thuhet se është pranë Juventusit, por së fundi zërat e dërgojnë edhe te Paris Saint-Germain.
Madje, Sanchez sot është parë në kryeqytetin francez ndërsa mediat thonë se lojtari ka pasur një takim edhe me zyrtarët e PSG-së.
Futbollisti kujtojmë se ka vetëm edhe një vit kontratë me “Topçinjtë” dhe se dëshiron të luajë për ndonjë klub që paraqitet në Ligën e Kampionëve.
PSG gjithashtu pritet ta transferojë edhe sulmuesin brazilian të Barcelonës, Neymar.