Sulmuesi Alexis Sanchez do të rikthehet te skuadra e Interit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Sanchez gjatë kësaj jave do të prezantohet si përforcimi më i ri i Interit. Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Sanchez do ta firmos kontratën pasi t’i nënshtrohet kontrollimeve mjeksore.
Ai do të firmos kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurosh, ndërsa Interit do t’i bashkohet si lojtar i lirë. Sanchez edicionin e fundit ishte pjesë e Marseillet, ekip për të cilin shënoi 14 gola në 35 paraqitje.
Ai ka qenë pjesë e Interit për tri vjet, ndërsa u largua verën e shkuar pasi shkëputi kontratën me ekipin italian. Sanchez në Evropë ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Arsenalin, Barcelonën e Udinesen.