Kryeministri i zgjedhur i Spanjës, Pedro Sanchez, u zotua se do t’i adresojë “urgjencat sociale” të spanjollëve, pas disa vitesh masa të ashpra kursimi nën qeverinë konservatore të Mariano Rajoyt.
Sanchez e rrëzoi Rajoyn të premten, duke fituar ngushtë një votim mosbesimi në parlament.
Rajoy është akuzuar për korrupsion.
Sanchez tha se “është i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe momentin e ndërlikuar politik të Spanjës”.
Ai u zotua se do të ndërtojë konsensus midis partive politike “për të transformuar dhe modrenizuar Spanjën” dhe “për të adresuar urgjencat sociale të shumë njerëzve që vuajnë nga pasiguria dhe pabarazia”.
Emërimi i Sanchezit duhet të publikohet në gazetën zyrtare të Spanjës, përpara se ai të betohet para Mbretit Felipe VI gjatë ditëve të ardhshme.