Alexis Sanchez është shumë afër largimit nga Manchester Unitedi pas refuzimit që ia bëri Jose Mourinho për Ligën e Kampionëve.
Kiliani ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së martës kundër Young Boys dhe nuk kishte probleme fizike.
Sanchezi që u transferua tek Unitedi në janar si pjesë e shkëmbimit me Arsenalin për Henrikh Mkhitaryan, nuk e ndjen se ka të ardhme nën menaxhimin e Mourinhos.
29-vjeçari dëshiron transferimin te Paris Saint-Germaini që është njëri prej klubeve që mund të përballojë pagën e tij të lartë që ka në Old Trafford.
Pas fitores 1 me 0 të martën, Mourinho konfirmoi se Sanchezi nuk ishte i lënduar, duke bërë me dije se sulmuesi me qëllim është lënë jashtë skuadrës.