Alexis Sanchez pritet të mungojë në përballjen ndaj Evertonit shkaku i lëndimit.
Ish-sulmuesi i Arsenalit mungoi në përballjen ndaj Juventusit në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërkaq Jose Mourinho e ka konfirmuar se ai do të mungojë prapë kur Djajtë e Kuq luajnë ndaj klubit nga Liverpooli, shkruan Goal.
“Në këtë moment ai po ka vështirësi sepse është lënduar dhe vijmë nga ndeshja me Chelsea-n, duke tentuar ta ndihmojmë ekipin por gjendja e tij fizike nuk ishte e mirë dhe ai u desh të ndalej, dhe nuk ishte i gatshëm kundër Juventusit dhe nuk do të jetë prapë as nesër, andaj tash pritet të jetë në kushtet më të mira fizike”, ka thënë portugezi për Sanchezin.