Borussia Dortmund janë duke shpresuar që Mats Hummels do të rikuperohet nga dëmtimi për të luajtur ndaj sh-skuadrës, Bayern Munich, por Lucien Favre zbuloi se edhe Jadon Sancho nuk është 100% i gatshëm për këtë duel.
Dortmundi përballet me liderin e Bundesligës, Bayern Munich në Signal Iduna Park në mesjavë, përcjell GazetaBlic.
“Unë fola shkurtimisht me mjekun. Mats ka një ankesë me thembrën e akilit, por shpresojmë që ai të mund të luajë përsëri të martën”, tha fillimisht drejtori sportiv i Dortmundit, Zorc.
Trajneri i Dortmundit ndërkaq foli edhe për Jadon Sancho, i cili gjithashtu nuk është i gatshëm maksimalisht për këtë duel.
“Ai stërvit me ekipin qe 10 ditë. Kjo nuk është shumë. Nuk mund të them me siguri nëse ai do të luajë të martën”, përfundoi ai.