Dy futbollistë të Borussia Dortmundit udhëheqin listën e lojtarëve të lindur në vitin 2000 apo më vonë, me vlerën më të lartë në treg.
Bëhet fjalë për Jadon Sanchon dhe Erling Haalandin, ndërsa vlerësimin e ka bërë “CIES Football Observatory”.
Për bazë janë marrë lojtarët e lindur në vitin 2000 apo më vonë, që luajnë në pesë ligat më të forta evropiane të futbollit.
Në krye të listës është Jadon Sancho, që sipas këtij grupi hulumtues vlenë 198,5 milionë euro. Reprezentuesi i Anglisë, Sancho (19), ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022, ndërsa shpejtë pritet të kalojë te ndonjë skuadër më e madhe.
Norvegjezi Haaland është vlerësuar se në tregun e transferimeve ka vlerë prej 101 milionë eurove. Ai ka kontratë deri në vitin 2024, por nuk pritet të qëndrojë gjatë te Dortmundi.
Dy lojtarë të Real Madridit janë në vendet tre e katër. Bëhet fjalë për brazilianët Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior. Rodrygo është vlerësuar 88,9 milionë euro, ndërsa Vinicius 73,9 milionë euro.
Pesëshen e madhe e kompleton Callum Hudson-Odoi i Chelseat. Ai është vlerësuar 72,3 milionë euro.
Pasojnë Ferran Torres (Valencia – 55,2 milionë euro), Eduardo Camavinga (Stade Rennais – 53 milionë euro), Mason Greenwood (Manchester United – 50,6 milionë euro), Phil Foden (Manchester City – 50,4 milionë euro), Moise Kean (Everton – 46 milionë euro).