Ylli i ri anglez Jadon Sancho nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi në verë, këtë e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i klubit gjerman Hans-Joachim Watzke.
Sancho 19-vjeçar ka shkëlqyer këtë stinor duke shënuar 13 gola dhe asistuar 19 tjerë në 43 ndeshje në të gjitha garat. Kontrata e tij me Dortmundin skadon në verën e vitit 2022, ndërsa për të kanë shprehur interesim Manchester Unitedi, Liverpooli e Barcelona, transmeton Koha Ditore.
“Mund të themi se Jadon nuk do të luajë më tepër se dhjetë vite te Dortmundi. Por, ne kemi marrëveshje të qartë për të tashmen”, ka thënë Watzke për gazetën gjermane “Bild”.