Sekretari Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë që sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut nuk do të hiqen deri pas demonstrimit nga kjo e fundit për “denuklearizim” të plotë”.
Pompeo ka folur në një konferencë për shtyp në Seul, me homologët e tij nga Japonia dhe Koreja e Jugut.
Ky lajm vjen ditë pasi që presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai koreano-verior, Kim Jong-un, mbajtën samiitin historic në Singapur.
Të dy liderët nënshkruan një dekalratë duke u betuar që ta ndërtojnë një raport të ri, ndërkaq Kim riafirmoi premtimin e tij për “denuklearizim të plotë të gadishullit Korean”.