Sapo nis numërimi, gjendet edhe një fletëvotim i dyshimtë në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rifillimin e këtij procesi, raporton Ekonomia Online.

Gjatë numërimit, komisionerët kanë hasur në një rast tjetër parregullsie, ku numri serik i fletëvotimit nuk përputhet me numrin serik të vendvotimit. Kutia mban numrin 110405, ndërsa fletëvotimi që është gjetur brenda saj mban numrin 110404.

Siç thanë komisionerët, vota në këtë rast ishte për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Peci.

Procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të subjekteve politike dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.

Të ngjashme