Ish-missi Sara Gjordeni ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, e cila disa javë më parë u përjashtua nga shtëpia pas një debati me Françeska Muratin që degradoi në përleshje fizike.
Ditën e sotme përmes një postimi në InstaStory, modelja ka zbuluar banorin e saj të preferuar në këtë reality show.
Ajo ka publikuar në Instagram një video të Heidi Baçit duke qarë pas debatit me Julian Dedën, ndërsa krahas saj shkruan: “Durim o Baci”.
Mesa duket përmes këtij postimi, Sara ka treguar se e mbështet publikisht banoren, ndërsa është “tifoze” e lidhjes së saj me Romeo Veshaj.