Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë megjithëse është rikthyer mëse shpejt në formën e duhur.
Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila njëherësh vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
E njëjta ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.
Meqë është vetëm pak muaj pas lindjes, bukuroshja shqiptare duket në top formë.
E veshur në një fustan dypjesësh lëkurë dhe një grim më të lehtë, Sara duket e mahnitshme.
“Veshje e bukur por a mendoni se u largova nga shtëpia?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Sara dhe Ledri ndërkohë u bënë prindër të një vajze në dhjetor të vitit që lamë pas.
Të njëjtit janë së bashku prej disa vitesh, ndonëse akoma nuk janë martuar me ndonjë ceremoni.