Policia e Bosnjës arrestoi në aeroportin ndërkombëtarë në Sarajevë një të dyshuar për terrorizëm. Prokuroria e Bosnjë Hercegovinën dhe policia,përmes rrugëve operative, vërtetuan se i dyshuari gjatë periudhës korrik 2013 deri më sot, ka luftuar në luftën e Sirisë dhe Irakut si pjestarë i organizatave terroriste, Al-Nusra dhe IS-it.
I dyshuari është nën hetim për organizimin e një grupi terrorist.
Prokuroria e Bosnjës dhe agjencitë partnere të sigurisë po vazhdojnë në mënyrë intensive luftën kundër terrorizmit dhe gjitha aktiviteteve tjera që ndërlidhen me terrorizmin.